Kaloni te përmbajtja kryesore

Spahiu: Serbia po përpiqet t’i rikrijojë strukturat e dhunshme paralele

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, në një prononcim për RTV21 është pyetur për sulmet që ndodhën në veri, të shtunën.

Sipas tij Serbia po përpiqet të i rikrijojë strukturat e dhunshme paralele.

“Serbia po përpiqet me i rikriju strukturat e dhunshme paralele, të cilat i ka pasur deri para një viti a dy edhe të cilat me rastin e futjes nëpër objektet komunale nga ana e Policisë së Kosovës, janë gjetur organogramët dhe njerëzit, domethënë gjithë strukturat e tyre ata janë detyruese, disa janë arrestu, të tjerë janë detyru me ikë”, tha Spahiu.

Tutje sipas tij në situatën e fundit sukses ka pasur Policia e Kosovës, ndërsa ka dështuar Agjencia e Intelegjencës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button