Kaloni te përmbajtja kryesore

Sot shpallet aktgjykimi në rastin e Lulzim Fejzullahut

Sot është bërë e ditur se do të publikohet vendimi i Gjykatës për rastin e vrasjes së Lulzim Fejzullahut.

Kështu ka njoftuar avokati i familjes së Fejzullahut, Tomë Gashi.

“Më 31.07.24 në ora 9:00 do të publikohet vendimi i Gjykatës për rastin e vrasjes së Lulzim Fejzullahut. Për vrasjen e Lulit kanë mëkate edhe vetë 3 Gjyqtarë të Gjykatës Themelore në Prishtinë të cilët së paku njërit prej sulmuesve  mizorë ndaj Lulit për vepra shumë të rënda penale që nga tentim vrasja e një nxënësi në apo afër oborrit të shkollës në Besian pak vite më parë nuk i dhanë dënimin meritor. Po qe se Gjykatësit do të vendosin dënim në përpjesëtim me veprat e tij penale ai sot nuk do të ishte në burg për vrasje të Lulit vetëm 18 vjeçar , e Luli do të ishte shëndosh e mirë dhe jo të kalbet në dhe në këtë moshë kaq të re. Çdo dënim që familja e Lulit e pret ditën e nesërme është dhuratë për ta sepse Luli nuk jeton ma”, kishte shkruar një ditë më parë Gashi në rrjetin social Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button