Sot jepen nderimet e fundit për ushtarin e ndjerë të batalionit “Atlantiku” Ymer Kukaj

Komuniteti shqiptaro- amerikan në Nju- Jork njoftoi se nderimet e fundit për ushtarin e ndjerë të batalionit “Atlantiku” të UÇK-së, veteranin e arsimit dhe aktivistin e palodhshëm i këtij komuniteti Ymer Kukaj do të bëhen sot më 23 mars, nga ora 2:00-9:00, pasdite me kohë lokale në shtëpinë mortore “Yorktown Funeral Home” në Shrub Oaks.
Ndërsa, varrimi i do të bëhet nesër, më 24 mars në orën 11.00 paradite në varrezat Kensico në Valhalla të Nju Jorkut, njoftoi korrespondneti ynë Halil Mula.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?