Kaloni te përmbajtja kryesore

Sot fillon viti i ri shkollor në Kosovë

Sot në Kosovë fillon viti i ri shkollor 2025/26.

Nxënësit në nivel shkollor në të gjithë vendin do t’i rikthehen objekteve arsimore që nga dita e sotme.

Qytetarët e Kosovës kanë bërë përgatitjet për nisjen e vitit të ri shkollor, teksa ka nisur subvencionimi i materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se kanë filluar pagesat e para ku janë ekzekutuar 9.634.000,00 euro për 120.425 aplikues.

Sipas MAShTI-t, janë pranuar gjithsej 183.226 mijë aplikime për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore.

MASHTI ka njoftuar se procesi i aplikimit mbetet i hapur, me qëllim që të sigurohet përfshirja e të gjithë nxënësve, në mënyrë që asnjë nxënës të mos mbetet pa tekste shkollore dhe materiale mësimore për vitin shkollor në vijim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button