Kaloni te përmbajtja kryesore

Sot fillon numërimi i votave të diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot duke nisur nga ora 18:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të nisë numërimi i votave të ardhura me postë nga jashtë.

“Ju njoftoj se sot (e premte, 17 tetor 2025, ora 18:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale”, është bërë e ditur në njoftim.

Ndërkohë, KQZ-ja më herët ka treguar se deri sot në ora 10:00 janë vlerësuar mbi 33,000 pako të ardhura me postë nga jashtë vendit, prej të cilave janë aprovuar mbi 29,000, ndërsa janë refuzuar rreth 3,900.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button