Kaloni te përmbajtja kryesore

Sorensen për dialogun: Pres që viti 2026 të na jap atë që nuk na dha viti 2025

(Lajm i përditësuar)


Sorensen uron që më 2026 Kosova dhe Serbia të ulen në tavolinë për të diskutuar

Pas takimit me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, e pastaj me presidenten Vjosa Osamani, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen tha se uron që më 2026 Kosova dhe Serbia të ulen në tavolinë për të diskutuar në procesin e dialogu.

“Jam i lumtur të kthehem në Koosvë sërish. E para vizitë në këtë vit. Urime Vitin e Ri dhe përgëzime për zgjedhjet që sapo janë mbajtur. Pres krijijmin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Dhe meqë nuk ndodhi në vitin 2025 puna në cështjet e dialiogut të cilat i kishim përpara nesh, personalisht  pres që viti 2026 të na jap atë që nuk na dha viti 2025. Prandaj e kam nisur vitin e punës me vizitë pune këtu dhe më vonë në Beograd.”, tha ai përcjell portali rtv21.tv

“Ajo që do të bëjmë është ajo që na është kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare në lehtësimin e dialogut — të sigurojmë që të dyja palët të ulen dhe të bisedojnë. Pra do të duhet të gjejmë një mënyrë që kjo të ndodhë. Përfaqësuesja e Lartë vizitoi Beogradin dhe Prishtinën vitin e kaluar. Ka angazhime që do të ketë një takim kur koha të jetë e duhur. Ajo do ta thërras takimin. Njerëzit do të vijnë dhe do të shohim. Por do të duhet të shohim”, shtoi Sorensen.


Sorenseni mbërrin në Presidencë, takohet me Osmanin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka mbërritur në Presidencë, ku u takua me presidenten Vjosa Osmani.


Sorenseni mbërrin në Qeveri

 I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka mbërritur në Qeverinë e Kosovës.

Ai pritet të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.


Sorensen vjen sot në Kosovë

Peter Sorensen – i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë – do ta vizitojë Prishtinën sot.

Ai do të pritet nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas agjendës mediale të Presidencës, takimi është paraparë të mbahet në orën 10:00, në Kabinetin e Presidentes, ndërsa mediat do të kenë mundësi të marrin pamje në fillim të takimit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button