Sllovenia dhe Danimarka ndajnë pikët

Me barazim 1-1 është mbyllur ndeshja e grupit C të Kampionatit Evropian të futbollit, ajo ndërmjet Sllovenisë dhe Danimarkës.
Në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin “MHP Arena”, danezët kaluan në epërsi pas 17 minutave lojë e golin e Christian Eriksen, rezultat ky me të cilin edhe përfundoi pjesa e parë.
Edhe në pjesën e dytë Danimarka ishte skuadër më e mirë në fushë, por përkunsër kësaj. Sllovenia gjeti golin e barazimit në minutln e 77’ të cilin s realizoi Janza.
Kështu, këto dy skuadra kanë nga një pikë në grupin C dhe presin ndeshjen e rivalëve të grupit ndërmjet Anglisë dhe Serbisë që zhvillohet sonte nga ora 21:00.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?