Kaloni te përmbajtja kryesore

Sllovakia e Hungaria nuk i mbështesin sanksionet mbi energjinë ruse

Sllovakia dhe Hungaria thanë se nuk do t’i mbështesin sanksionet kundër energjisë ruse, përfshirë ato mbi importin e naftës.
Bashkimi Evropian ka dhënë shenja se mund të propozojë sanksione të tilla, për të ndëshkuar Rusinë, për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.
Sllovakia dhe Hungaria thanë se janë shumë të varura nga nafta ruse dhe se nuk kanë alternativa të menjëhershme.
Ministri sllovak i Ekonomisë, Richard Sulik, tha se do të duheshin vite që rafineria e vetme e vendit të tij, Slovnaft, të kalonte nga nafta bruto ruse në një lloj tjetër nafte.
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, tha se vendi i tij nuk do të votojë për sanksione që “do ta bënin të pamundur transportin e gazit natyror ose të naftës nga Rusia në Hungari”.
Szijiarto tha se do të ishte e pamundur që Hungaria dhe ekonomia e saj të funksiononin pa naftën ruse.
“Çështja është e thjeshtë: furnizimi me energji i Hungarisë nuk mund të rrezikohet, sepse askush nuk mund të presë që çmimi i luftës të paguhet nga hungarezët”, tha Szijjarto gjatë një vizite në Kazakistan./REL

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button