Kaloni te përmbajtja kryesore

S’ka listë të zezë, KFOR thotë se nuk ndërhyn në lirinë e lëvizjes së individëve në të gjithë Kosovën

Misioni i NATO-s ka hedhur poshtë pohimet e mediave se KFOR-i ka “lista të zeza” që ndalon hyrjen e zyrtarëve të institucioneve në Kosovë në Komunën e Leposaviqit, duke thënë se këto pretendime janë të pabazuara dhe kundërshton me vendosmëri akuzat e tilla.

Në një reagim për media, KFOR-i kërkon nga të gjithë akterët të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet e njëanshme të cilat mund të krijojnë tensione të panevojshme dhe të ndikojnë negativisht në stabilitetin rajonal.

Për më tepër, KFOR-i sqaron se nuk ndërhyn në lirinë e lëvizjes së individëve në Kosovë dhe se misioni i NATO-s mban komunikime të rregullta me të gjithë homologët e tij kryesorë.

KFOR-i mban standardet më të larta të transparencës në komunikimin e aktiviteteve të tij, përmes kanaleve të tij zyrtare të komunikimit në dispozicion të publikut.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button