Kaloni te përmbajtja kryesore

Sizmiologu Mustafa: Në Kosovë nuk kishte tërmet, ka goditur Rumaninë

Drejtori i Institutit Sizmologjik i Kosovës, Shemsi Mustafa njofton se tërmeti nuk ka goditur Kosovën por Rumaninë.
“Ju lutemi. Mos të krijohet panik tek qytetarët, me tituj me të dhëna jo të sakta Në Kosovë nuk kishte tërmet. Tërmeti ka goditur në Rumani, por për shkak të fuqisë dhe energjisë se liruar dhe përhapjes nëpër mjet valëve sizmike kap distancë deri 500km.”, shkroi Mustafa në Facebook.
14: 33- Tërmet në Rumani, dridhjet ndjehen edhe në Kosovë
Një tërmet me mangintudë 5.8 shkallë ka goditur pasditen e sotme (e marte) Rumaninë e lëkundjet janë ndier edhe në Kosovë.
Disa qytetarë kanë shkruar edhe në rrjete sociale, duke treguar se e kanë ndier tërmetin.
Tërmeti ka ndodhur në orën 14:16 në Rumani./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button