Kaloni te përmbajtja kryesore

Si pasojë e tregut të hapur energjetik, bizneset në Kosovë kanë filluar t’i mbyllin dyert

Në mbështetje të bizneseve të cilat po kundërshtojnë tregun e hapur energjetik doli edhe Oda Amerikane e bizneseve.

Kryetari i saj Arian Zeka tha se shembull më i mirë për ndikimin negativ të liberalizimit të tregut energjetik pa infrastrukturë të përgatitur është mbyllja e furrës së fundit të Feronikelit para një muaji.

Oda Amerikane dhe kryetari i klubit të Bizneseve Ilir Ibrahimi gjithashtu ngritën alarmin se edhe biznese tjera në Kosovë kanë nisur të mbyllen, ndërsa siç thanë për situatën e krijuar është informuar edhe ministria e Ekonomisë e cila nuk po ndërmerr asnjë hap.

Liberalizimi i tregut energjetik është një qorrsokak për bizneset, thotë kryetari i Odës Amerikane të bizneseve, Arian Zeka.

Duke vlerësuar pasojat që sjellë liberalizimi i tregut energjetik, në mënyrën se si po zbatohet, Zeka bën të ditur se një biznes tashmë e ka ndërprerë veprimtarinë e tij duke lënë 300 punëtorë në rrugë

“Në një komunë shumë të varfër të Kosovës, një biznes ka pushuar 300 punëtor nga puna dhe për këtë është e njoftuar edhe ministra e ekonomisë…..”, tha Zeka për RTV21.

Një numër biznesesh e kanë konfirmuar për RTV21, se hyrja në fuqi e vendimit për liberalizimin e tregut energjetik ka shkaktuar pasiguri për veprimtaritë e tyre.

Në anën tjetër, ministria e ekonomisë, thotë se se vetëm një për qind e bizneseve preken nga vendimi i ZRRE-së.

Kjo ministri nuk i ka kthyer përgjigjur RTV21 nëse është në dijeni për mbylljen e bizneseve shkaku i tregut të hapur energjetik, por kryetari i Klubit të bizneseve,

Ilir Ibrahimi, ngre alarmin për reflektim urgjent për shpëtimin bizneseve nga falimentimi.

“Bizneset rrezikojnë falimentimin:”:”:”:”, tha Ibrahimi.

Aktualisht në Kosovë janë 21 kompani të licencuara për shtije të energjisë elektrike, ndërsa bizneset kanë pranuar oferta vetëm nga KESCO me një çmim 300% më të shtrenjtë se sa çmimi aktual i energjisë elektrike./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button