Kaloni te përmbajtja kryesore

Si ndikon agjërimi në trupin tonë? Agron Rexhepi tregon efektet e tij në trup dhe mendje

Sot ka filluar muaji i shenjtë i Ramazanit, ku besimtarëtmyslimanë për 30 ditë do agjërojnë dhe do përmbushin njënga pesë obligimet shtyllë fesë islamse.

Në programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” nê RTV21 gjatë javës ishte i ftuar nutricionisti Agron Rexhepi, i cili foli për efektet e agjerimit në trupin e njeriut.

“Nga aspekti mjekësor agjërimi është një lloj diete, ku nënkupton abstenim nga një ushqim, disa ushqime apo komplet ushqime, varësisht se ku, në çfarë rastesh praktikohet agjërimi”.

Sipas tij, agjërimi është një pastrim organizmi.

Tutje Rexhepi tregoi se agjërimi nuk është vetëm privimi nga ushqimi, por agjëruesit duhet të bëjne edhe gjëra të tjera.

Mirëpo, këtu nuk është veç agjërimi nga ushqimi, por këtu agjëron edhe komponenta shtetërore, agjëron syri, agjëron veshi, agjëron goja, kujdes mos fol gjithçka, kujdes mos i rëndo të tjerët, solidarizohu me të tjerët, ndihmo tjerët, qile zemrën, bën mirë, tha Rexhepi./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button