Kaloni te përmbajtja kryesore

ShSKUK dënon sulmin ndaj infermierit në Spitalin e Mitrovicës

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Univeristar i Kosovës (ShSKUK), ka dënuar sulmin ndaj infermierit R.U në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, i cili ishte në vendin e tij punës.
“Sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës janë shqetësuese dhe të pa pranueshme”, thuhet në reagimin e ShSKUK-së duke i ftuar organet kometente që ta ndriçojnë rastin dhe kryesit e veprave të tilla të marrin dënimin e merituar, në mënyrë që rastet e tilla të mos përseriten më.
Në shenjë revolte është mbajtur protestë 15 minuteshe para Spitalit Rajonal Mitrovicë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button