Kaloni te përmbajtja kryesore

Shqipet nisen drejt “Air Albania”, atmosferë elektrizuese në Tiranë

Kanë mbetur edhe më shumë se dy orë te fillimi i super ndeshjes mes Shqipërisë dhe Republikës së Çekisë, e vlefshme kjo për kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Me fillim nga ora 20:45 stadiumi “Air Albania” do të jetë nikoqir i super përballjes mes Shqipërisë dhe Çekisë.

“Kuqezinjtë” do të synojnë me çdo kusht fitoren sot, fitore kjo e cila do t’i afronte edhe më shumë kualifikimit në Euro 2024.

Tifozët shqiptarë veçse kanë filluar të mbledhen para ndeshjes, dhe janë nisur drejt stadiumit “Air Albania” duke krijuar një atmosferë elektrizuese në rrugët e Tiranës.

Më poshtë i gjeni disa video nga atmosfera aktuale në Tiranë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button