Kaloni te përmbajtja kryesore

​Shqipëria lidere e grupit, mposht Poloninë

(Lajm i përditësuar)

​Shqipëria lidere e grupit, mposht Poloninë

Kuqezinjtë triumfuan 2:0 kundër Polonisë, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në kuadër të Grupit E në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Jasir Asani kaloi Shqipërinë në avantazh në minutën e 38-të. Golin e dytë dhe të epilogut përfundimtar për Shqipërinë e realizoi sulmuesi gjilanas Mirlind Daku në minutën e 62-të.


Dakuuuuu shënon golin e dytë për kuqezinjtë

Mirlind Daku ka shënuar për 2:0 në të mirë të Shqipërisë ndaj Polonisë.Ai realizoi në minutën e 62-të.

Asaniiii, Shqipëria në epërsi ndaj Polonisë

Çfarë super goli është shënuar në “Air Albania” të Tiranës, ku Shqipëria sapo ka kaluar në epërsi ndaj Polonisë.

Kombëtarja e Shqipërisë ka kaluar në epërsi prej 1:0 në ndeshjen ndaj Polonisë, përmes super golit të Jasir Asanit, raporton KosovaPress.

Asani shënon në minutën e 37’ për 1:0.


Fillon ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë

Ka filluar të zhvillohet minuta e parë në ndeshjen tejet interesante mes Shqipërisë dhe Polonisë.

“Kuqezinjtë” do të synojnë me çdo kusht fitoren në “Air Albania”, që t’i përforcojnë bindshëm gjasat për kualifikim në Euro 2024.

Të gjitha biletat e vlefshme për këtë ndeshje janë shitur, si një paralajmërim se sonte në Tiranë do të jetë një festë e vërtetë sportive.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button