Kaloni te përmbajtja kryesore

Shqipëria dhe Mali i Zi me hapa gjigant drejt BE-së, Kosova spektatore!

Derisa Shqipëria dhe Mali i zi të martën pritet të nisin procesin përfundimtar drejt anëtarësimit në BE, Kosova vazhdon të ketë ngecje të madhe në këtë proces. Shteti shqiptar pas hapjes së të gjithë kapitujve për anëtarësim në BE, më 14 korrik do të pritet në Bruksel për të nisur mbylljen e përkohshme të tre kapitujve, konkretisht për shkencën dhe kërkimin, arsimin dhe kulturën si dhe marrëdhëniet me jashtë.

Të martën dy kapituj përkohësisht pritet t’i mbyllë edhe Mali i zi. Mbyllja e këtyre kapitujve për këto dy shtete nënkupton, nisjen e procesit për integrimin e plotë të tyre në BE. Ndërkohë Kosova për dallim nga këto dy vende vazhdon të mos e ketë as statusin për kandidat në BE-së.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Lutfi Bilalli, përmend mungesën e institucioneve dhe krizën politike nga e cila Kosova nuk po arrin të dal.

“Kosova mbetet i vetmi vend që nuk ka statusin kandidat për në BE. Faji mbetet te mungesa e institucioneve “, tha Bilalli për rtv21

Bashkimi Evropian, përmes procesit të zgjerimit, synon që deri në vitin 2030 t’i anëtarësojë vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor të cilat i plotësojnë kriteret. Megjithatë, Kosova vlerësohet se ka mbetur prapa pasi ende nuk e ka marr statusin e vendit kandidat. Ndërkohë, kryenegociatori i Kosovës Jeton Zulfaj, avancimin e Shqipërisë drejt BE-së e sheh si hap të rëndësishëm edhe për Kosovën. Megjithatë Zulfaj tha se Kosova nuk do duhej që të kushtëzohej me zhvillimet në dialogun me Serbinë apo me progresin e këtij shteti drejt integrimit Evropian.

Në anën tjetër, njohësi i integrimeve evropiane, Avni Mazreku, thotë se që nga shpallja e pavarësisë asnjë qeveri nuk ka pasur një strategji të qartë për ta afruar Kosovën me Bashkimin Evropian. Sipas tij, një pjesë e përgjegjësisë bie edhe mbi vetë BE-në.

“BE e din që pa e njohur të gjitha shtetet e BE-së, Kosovën nuk mund ta marr brenda unionit. Andaj ajo kurr nuk ka bërë ndonjë kushtëzim për shtetet e BE-së. Kemi Greqin e cila kur ishte duke falimentuar BE nuk e kushtëzojë ndihmën për të që ta njoh Kosovën. Ose kemi Spanjen e cila më së shumti përfiton nga fondet e strukturuara të BE-së që ta kushtëzojë njohjen e Kosovës përmes këtyre fondeve”, tha Mazreku për rtv21

Megjithatë, Mazreku dështimin më të madh të institucioneve në aspektin e integrimeve e sheh mos anëtarësimin e Kosovës në organizata Evropiane, përmes së cilave Kosova do të mund ta fuqizonte rolin e saj.

“Mund të themi dështim në organizata ndërkombëtare në Këshillin e Evropës, Unesco, Interpol sepse këto janë të rëndësishme“.

Kosova në fund të vitit 2022 ka dorëzuar kërkesën e saj për anëtarësim në BE, aplikim të cilin askush deri më tani nuk e ka marrë parasysh dhe vazhdon të mbetët e pashqyrtuar./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button