Kaloni te përmbajtja kryesore

Shpërthim në Zveçan, Policia po e heton rastin

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e polices së Kosovës (pjesëtare e komunitetit serb) që ndodhet në Zveçan.

Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar shefi i operativës për rajonin e veriut në kuadër të Policisë së Kosovës, Petrit Fejza.

“Sot jemi njoftuar dhe njesitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, janë kryer ekzaminimet e nevojshme. Nuk ka pasë të lënduar”, ka thënë Fejza./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button