Kaloni te përmbajtja kryesore

​Shpërthen vullkani në Japoni, paralajmërohet rrezik nga gurët e mëdhenj

Agjencia Meteorologjike e Japonisë njoftoi se një shpërthim vullkanik ndodhi sot  në ishullin Suwanosejima në prefekturën Kagoshima në jugperëndim të vendit.

Transmetuesi publik japonez NHK raportoi se shpërthimi ndodhi rreth orës 0.22 të mëngjesit me orën lokale (15:22 GMT).

Asnjë dëm nuk u konfirmua nga shpërthimi, njoftoi NHK, duke cituar një stacion policor lokal në prefekturën Kagoshima.

Banorët në afërsi të vullkanit janë këshilluar të marrin masat e nevojshme për sigurinë e tyre, tha agjencia.

Qeveria e ka ngritur nivelin e alarmit në shkallën tre nga pesë për zonën e Suwanosejima, që do të thotë se njerëzit nuk duhet t’i afrohen kraterit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button