Kaloni te përmbajtja kryesore

Shpati Zekaj fiton medaljen e bronztë në Kupën Botërore të xhudos në Sarajevë

Xhudisti kosovar Shpati Zekaj ka arritur sukses të madh duke fituar medaljen e bronztë në Kupën Botërore në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë.

Zekaj nisi garën me fitore ndaj rusit Denis Bakanov, të cilin e mposhti me dy Wazaari. Në çerekfinale, kosovari u mposht me Yuko nga bullgari Boris Georgiev, por vazhdoi rrugëtimin përmes repesazhit.

Në repesazh, Shpati triumfoi ndaj garuesit serb, pasi kundërshtari mori tri dënime dhe u diskualifikua.

Në luftën për medaljen e bronztë, Zekaj ishte bindës duke mposhtur me Ippon gjermanin Pierre Ederer dhe siguroi vendin në podiumin e Kupës Botërore.

“Urime Shpati, krenarë me ty” – ka shkruar Federata e Xhudos së Kosovës pas këtij suksesi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button