Kaloni te përmbajtja kryesore

Shoqëria civile dhe aktivistë: Të dorëhiqet bordi i RTK-së, s’funksionon i pavarur nga LVV-ja

Gjashtëmbëdhjetë organizata joqeveritare dhe tre aktivistë të shoqërisë civile në Kosovë, kanë kërkuar të mërkurën dorëheqjen e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), pas publikimit të një artikulli të mediumit “Slobodna Bosna” të Bosnje-Hercegovinës, dy ditë më parë.

Sipas tyre, në vend se të suspendonte të gjithë përgjegjësit për lëshimin e kësaj dezinformate, Bordi i RTK-se u mjaftua me një shprehje të “keqardhjes” për artikullin në fjalë dhe formimin e një komisioni për të “sqaruar situatën” duke mos u distancuar apo kërkuar falje.

Tutje në reagimi e tyre, bëhet thirrje edhe për lëvizjen Vetëvendosje që të ndalë luftën e ashpër kundër mediave dhe” gazetarëve që ka rezultuar me rënien e Kosovës 19 vende në indeksin e Reporterëve pa Kufij”.

”Radio Televizioni i Kosovës (RTK) ka ri publikuar një informacion dezinformues me qëllim që të sulmojë mediat online Nacionale dhe Persikopi nën pretendimin që kontrollohen nga Serbia. Kjo narrativë e ushqyer ndër vite nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje ka për qëllim denigrimin e gazetarëve dhe cytjen e qytetarëve kundër tyre, gjë që përbën rrezik për sigurinë e tyre. Në vend se të suspendonte të gjithë përgjegjësit për lëshimin e kësaj dezinformate, Bordi i RTK-se u mjaftua me një shprehje të “keqardhjes” për artikullin në fjalë dhe formimin e një komisioni për të “sqaruar situatën” duke mos u distancuar apo kërkuar falje. Është tejet shqetësues fakti që artikullin diznformues të publikuar nga RTK-ja, bordi e ka cilësuar si “kontravers” dhe ka deklaruar të pavërteta se kinse RTK nuk ka përmendur emrat e mediumeve. Kjo është bërë për të zbutur kështu skandalin që i ka ndodhur transmetuesit publik dhe duke anashkaluar faktin se ky lajm bie në kundërshtim me Ligjin e RTK-së, Statutin e RTK-së dhe Standardet Profesionale. Formimi i komisioneve është metodë e njohur që përdoret për të tej zgjatur procedurat me shpresën që publiku do të harrojë”, thuhet në reagimin e tyre.
Kërkesës për dorëheqjen e Bordit të Radio Televizionit Publik të Kosovës i bashkohet edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button