Kaloni te përmbajtja kryesore

Shkrepi me armë zjarri në aheng familjar, i konfiskohet arma

 
I është konfiskuar arma të dyshuarit me inicialet S.M nga Krusha e Vogël, pasi i njëjti kishte shkrepur me armë zjarri në një aheng familjar.
Policia e Kosovës, me të marrë informacion menjëherë ka arritur në vendin e ngjarjes, ku 59 vjeçarit ia kanë konfiskuar një pistoletë, një karikator, një fishekë dhe një gëzhojë.
Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.
Tutje, Policia e Kosovës ka bërë apel që në raste të festave apo ahengjeve familjare të mos përdoren armë zjarri./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button