Kaloni te përmbajtja kryesore

Shkova vetëm për t’i korrur, tha shqiptari pasi u kap me 500 bimë kanabisi

Një shqiptar 29-vjeçar u arrestua nga policia britanike pasi policia zbuloi më shumë se 500 bimë kanabis në tri dhoma të një banese në Gainsborough.
29-vjeçari, Olsi Ferhati u arrestua brenda shtëpisë ku rriteshin bimët. Ai i tha uniformave blu se nuk kishte asnjë lidhje me fermën e kanabisit, por kishte shkuar vetëm për t’i korrur ato.
Banesa ishte e sofistikuar pasi kishte ndriçim artificial, ndërsa matësi ishte shkëputur. Furnizimi me ujë për rritjen e bimës bëhej nga tualeti i banesës.
62 bimë kanabisi u gjetën në dhomën e ngrënies, ndërsa 55 bimë të tjera ishin kultivuar në një dhomë gjumi. Pjesa tjetër ishin mbjellë në papafingo dhe pas shkallëve.
Ekspertët u shprehën se vlera e lëndës narkotike shkon nga 381,000 £ deri në 636,000 £, shkruan TV21.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button