Shkon në tre numri i viktimave nga aksidenti ku vetura ra në një kanal
Thellohet bilanci i viktimave të aksidentit tragjik në aksin rrugor Milot-Mamurras.
Policia bën me dije se ka gjetur trupin e pajetë të një personi të tretë që udhëtonte në mjetin tip “Toyota”.
Viktima është identifikuar si shtetasi Nikoll( Dritan) Gjoni, banues në fshatin Gjegjan, Pukë.
Trupi i pajetë u gjet pas kërkimeve intensive nga polumbarët.
Nga aksidenti humbën jetën edhe shtetasit Saber Dunga 45 vjeç, banues në Durrës dhe Urim Pepa,39 vjeç, banues në Tiranë.
Ngjarja u regjistrua pak pas mesnatës. Mjeti tip “Toyota”, i cili po udhëtonte drejt Fushë Krujës ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal me ujë./oranews
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?