Kaloni te përmbajtja kryesore

Shkon në 55 numri i të vdekurve nga tërmeti në Japoni

Ka shkuar në 55 numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit 7.6 shkallë në Japoni.

Kryeministri japonez, Fumio Kishida, tha se shërbimet e urgjencës ishin në një “garë me kohën” për të shpëtuar të mbijetuarit.

Kishida deklaroi po ashtu se rreth tre mijë anëtarë nga ekipi i shpëtimit po përpiqeshin të arrinin në pjesë të gadishullit jugor.

Ushtria japoneze po shpërndan furnizime si ushqim, ujë dhe batanije për ata që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, shkruan BBC.

Qeveria e vendit njoftoi se 57 mijë e 360 njerëz duhej të evakuoheshin.

Dhjetëra mijëra vakte të ushqimit u shpërndanë në të gjithë zonën e prekur.

Pasgoditjet vazhduan gjatë të hënës dhe martës.

Sekretari kryesor i kabinetit të Japonisë, Yoshimasa Hayashi, paralajmëroi botën që “të jetë në vëzhgim” për tërmete të tjera me “magnitudë deri në 7” në javën e ardhshme.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button