Shkon në 13 numri i personave që u vranë derisa prisnin në radhë për bukë
Numri i njerëzve që thuhet se u vranë derisa prisnin në radhë për bukë në qytetin verior të Chernihiv, tani u rrit në 13, sipas një zyrtari të lartë.
Shefi i policisë, Vladimir Nidzelsky tha se viktimat vdiqën pasi predha goditën një ndërtesë të lartë.
Dhjetra të tjerë u plagosën, sipas Nidzelsky, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Zyrtarët kanë konfirmuar më parë për 10 të vdekur si pasojë e bombardimit, i cili ndodhi të mërkurën, rreth orës 10:00 me orën lokale./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?