Kaloni te përmbajtja kryesore

Shkoi për të peshkuar, 22-vjeçarin e merr rrjedha e lumit

Në lumin Mat, në territorin e njësisë administrative Zejmen, në vendin e quajtur “Ura me harqe”, shtetasi V. N., 22 vjeç, banues në Milot, dyshohet se gjatë peshkimit me shokët e tij, aksidentalisht ka rënë në lumë dhe e ka marrë rrjedha.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe skuadra e polumbarëve e Repartit Special RENEA, të cilët kanë filluar kërkimet për gjetjen e 22-vjeçarit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po pyesin në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, shokët e shtetasit V. N. që kanë qenë bashkë me të, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes./oranews

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button