Kaloni te përmbajtja kryesore

Shkeli ligjin për trafikun, policia ia merr veturën

Policia e Kosovës sot në Mitrovicën e Jugut ka konfiskuar një automjet pasi drejtuesi i tij kishte dalë në trafik nën masën mbrojtëse të konfiskimit të patentë shoferit për kundërvajtje të shkaktuar disa javë më parë.

Ndaj shoferit është shqiptuar gjobë 500 euro, pesë pikë negative, masa mbrojtëse vazhdimi i konfiskimit të patentë-shoferit edhe për gjashtë muaj të tjerë si dhe i është konfiskuar automjeti për gjashtë muaj.

Masat ndëshkimore të parapara me ligj, do të vazhdojnë të merren ndaj të gjithë kundërvajtësve, të cilët nuk respektojnë rregullat dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafikun rrugor, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button