Kaloni te përmbajtja kryesore

​Shfaqja e fletushkave në veri, paralajmërimi i Zyrës së Petkovitiq: Kot i keni lyer

Në oborre të ndërtesave dhe shtëpive në Mitrovicë të Veriut janë shfaqur fletushka me mesazhin “Rezistencë”, kështu ka konfirmuar për kp, Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë të Kosovës në rajonin e veriut. Elshani nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me këto fletushka.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka reaguar duke thënë se “Llogaritja e Albin Kurtit me muralet në veri të Kosovës nga Mitrovica e Kosovës, Zveçani deri në Leposaviq tregon gjithë urrejtjen dhe obsesionin e politikës së tij antiserbe”.

“Ndërsa përjeton humbje pas humbjeje në fushën politike në Prishtinë, ai përpiqet ta maskojë debaklin e tij me provokime të tilla në veri të Kosovës, me të cilat ai drejtpërdrejt dëshiron të çojë në tensione të reja, intolerancë dhe një hendek midis popujve të Kosovës dhe Metohisë”, thuhet në reagimin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Më tej thuhet se “Në urrejtjen e tij të zhveshur, Kurti nuk e kupton se çdo serb i ndershëm mban trengjyrëshin serb në zemrën e tij, kujton dinjitarët e tij të kishës, të rinjtë serbë të vdekur tragjikisht dhe jeton për idenë “Sepse nuk ka kthim prapa nga këtu”, siç është shkruar në grafitet e pikturuara. E gjithë kjo përfaqëson gurin e vendosmërisë serbe që populli ynë të mbetet vetëm dhe të ruajë vatrat e tij dhe askush nuk mund ta parandalojë këtë”.

Po ashtu sipas reagimit, “një serb krenar nga veriu i Kosovës nuk do t’i nënshtrohet kurrë Kurtit ose shërbëtorëve të tij dhe gjithmonë do ta mbajë trengjyrëshin serb me krenari në zemrën e tij dhe do t’i kujtojë paraardhësit e tij dhe do të ndjekë rrugën e tyre. Siç thotë populli ynë – ju e zbardhët për asgjë”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button