Kaloni te përmbajtja kryesore

Shërbimet digjitale, si të kthehet një krizë në mundësi për të mirë

Ministria e Ekonomisë sot ka organizuar ngjarjen “Si mund ta kthesh një krizë në mundësi për të mirë – Si të ndërtojmë një qeveri të shtyrë nga rezultatet duke filluar nga njerëzit”. Aty u diskutua se çfarë masash dhe vendime duhet marrë në kohë krizash, teksa profesionistë të huaj nga bota digjitale ndanë përvojat e tyre se si kishin menaxhuar gjatë krizave, duke krijuar ueb sajte të dobishme.

Me këtë rast, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli derisa përmendi disa nga masat që janë përdorur në kohë krizash për të lehtësuar gjendjen, përmendi krijimin e platformës E-Kosova, të cilën e quajti si të suksesshme duke renditur disa arsye.

Rizvanolli potencoi se dizajnimi i kësaj platforme është bërë pikërisht në kohë krize.

“(Platforma E-Kosova), ka qenë një masë e suksesshme për shumë arsye dhe njëra prej tyre ka qenë se qenë e dizajnuar në kohë kur kriza energjetike ka goditur vendin tonë dhe gjithë botën dhe ka qenë një brengë e energjisë dhe ka qenë në mendjen e çdo njeriu, konsumimi i energjisë në atë kohë…Duke u kthyer tani tek mundësia e përdorimit të një krize në mundësi për të mirë, ne që i përdorim sa i përket kësaj është që të sigurojmë që kriza energjetike mos të shkojë huq pa u përdorur mirë. Të marrim masa si çdo shtet në Evropë dhe e kemi përdorur këtë mundësi për të ngritur vetëdijen e qytetarëve dhe të kemi edhe subvencione në biznese, në amvisëri dhe në biznese deri tek 50 për qind të faturave të rrymës gjatë dimrit janë reduktuar”, tha Rizvanolli.

Ndërkaq, ish ministrja e Administratës Publike, Transformimit Digjital dhe Mediave në Mal të Zi, Tamara Srzentić, tha se gjatë kohës së Covid-19 në Kalifornia kishin krijuar një websajt duke dhënë informacione të vazhdueshme për gjendjen me koronavirus.

Ndër të tjera, Srzentić përmendi intelegjencën artificiale, për çka potencoi se qeveritë zakonisht kanë kapacitete të ulëta për të implementuar dhe blerë shërbime të teknologjisë së re.

Ajo shtoi se duhet parë se si të ndërtohet një element ku në qendër është njeriu.

“Kriza gjithmonë mundëson mobilizimin që të simplifikojmë apo thjeshtësojmë këto procese, për t’i fuqizuar njerëzit për të mirën. Covid-19 e ka vendosur në sistem, se këto sisteme që i kemi ndërtuar ne janë sisteme të cilat duhet të funksionojnë në këto kriza dhe siç tha edhe zonja Rizvanolli që për 4 ditë ne e kemi ndërtuar këtë webfaqe që të jep informacion të saktë popullatës së Kalifornisë dhe është bërë nga qeveria dhe mediat do të bënim intervista me njerëzit çdo ditë për të kuptuar me të vërtetë se si është duke u bërë kjo. Pastaj ne e kemi ndërtuar dizajnin e këtij websajti. Inteligjenca artificiale tani është gjëja kryesore ku njerëzit sa më shumë po kyçen. Gjithmonë duhet ta kuptoni se qeveritë zakonisht kanë kapacitete të ulëta për ta implementuar dhe për të blerë këto shërbime të teknologjisë më të re. Duhet të shohim së si të ndërtojmë një element mbi bazë dhe me qendër të kemi njeriun. Për këtë një transformim duhet të kalojë nga klasikja në të re”, tregoi Srzentić.

Zëvendësshefi i Informacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë administratës së Obamës dhe Partner/Avokat në ALEPH LLC, Mikey Dickerson potencoi se krijimi i programeve për subvencione duhet të bëhet në kohë paqeje dhe jo kur ka kriza.

Ai tha se proceset që kryhen në sistemet kompjuterike hibride nuk duhet të bëhet nga njerëzit pa përdorur kompjuterët, porse theksoi se as kompjuterët nuk mund ta bëjnë pa involvimin e njerëzve.

“Çdo sistem që është i rëndësishëm për ju është një sistem kompjuterik hibrid, nuk është proces i cili duhet të bëhet prej njerëzve pa përdorur kompjuterët, por as kompjuterët nuk mund të bëjnë pa involvimin e njeriut dhe për këtë them se nëse njerëzit flasim për futjen e të dhënave duhet të bëhet nga njeriu…Nëse do të dëshironit të ndryshonit dhe t’i bëni programe të subvencionit atëherë do të mund të bëni në një kohë paqësore ku nuk ka riza. Nëse do ta bëni në atë kohë, atëherë nuk do të arrinit askund sepse nuk është emergjente apo krizë. Pra, mesazhi im këto ditë dhe për këtë kompania fokusohet është se nuk ndihmon dhe është shumë e përshtatshme që të kaloni kohë dhe energji që të mësoni mbi këto kriza dhe si të mund të përfitoni nga këto kriza për të mirë”, tha Dickerson.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button