Kaloni te përmbajtja kryesore

​Shënohet udhëtari i 3 miliontë në ANP “Adem Jashari”

Ardit Alaj nga Deçani, i cili po udhëtonte për Gjermani, është udhëtari i 3 miliontë që ka udhëtuar përmes Aeroportit Ndërkombëtarë “Adem Jashari” në Prishtinë. Alaj me bashkëshorten e tij, kanë përfituar një udhëtim një javor në njërin nga hotelet e Rimakut në Turqi, dhe një befasi nga uni-free (freeshop).

Zëdhënësja e ANP “Adem Jashari”, Valentina Gara tha se Aeroporti sot ka arritur një moment historik të jashtëzakonshëm prej 3 milionë udhëtarësh.

“Para së gjithash, më lejoni që në emër të kompanisë të shpreh falënderimet tona për secilin prej jush, mysafirët tanë të nderuar, udhëtarë e nderuar, stafi i përkushtuar, partnerët e përkushtuar të linjave ajrore dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë arritje të jashtëzakonshme. Së bashku, ne kemi bërë histori”, tha ajo.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button