Shefja e UNMIK-ut në OKB: Votimi i djeshëm në veri e përgatit skenën për përzgjatjen e një situate fragjile e të pazgjidhur

Përfaqësuesja speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh në takimin e sotëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York, ka përmendur votimin e djeshëm që dështoi dhe i la në detyrë kryetarët shqiptarë në veri, ajo tha se kjo “e përgatit skenën për përzgjatjen e një situate fragjile dhe të pazgjidhur”.
“Kjo fatkeqsisht tash e përgatit skenën për përzgjatjen e një situate fragjile dhe të pazgjidhur. Nga pikëpamja jonë, do të vazhdojmë ta përkrahim dialogun për të gjetur një zgjidhje konsensuale të çështjeve që kanë mbetur pa u zgjidhur”, tha Ziadeh.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?