Shala: Supremja e ktheu ligjshmërinë ndaj vendimit të KPK-së

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, thotë se vendimi i Gjykatës Supreme për anulimin e vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, e mbron ligjshmërinë.
“Duhet të theksohet se vendimi i Gjykatës Supreme ka konfirmuar të gjithë atë që ka thënë IKD-ja, se vendimi i KPK-së ka qenë një vendim haptazi i kundërligjshëm, i cili është nxjerrë edhe në mungesë të kuorumit dhe nuk ka qenë në përputhje me ligjin. Është lajm i mirë që sot shohim vendimin e Gjykatës Supreme, i cili e kthen ligjshmërinë në raport me këtë çështje dhe anulon një vendim që ka derivuar nga tendenca për mbajtjen e korporatizmit brenda KPK-së.”, tha Shala./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?