Shala: Kushtetuta nuk ka paraparë që do të vie në pushtet Albin Kurti

(Lajm i përditësuar)
Shala: Kushtetuta nuk ka paraparë që do të vie në pushtet Albin Kurti
Juristi, Hasan Shala në emisionin “Click” të RTV21, tha se Albin Kurti po e vërteton se që 1 vjet nuk mund të themeloj institucionet e vendit.
“Këtë fakt po e vërteton ky zotëria (Albin Kurti), vërteton që 1 vjet e gjysmë nuk është në gjendje të themeloj institucionet shtetërore dhe ne sot kemi shtetin, qeverinë. Ti ke shtetin por nuk ke mbikëqyrje dhe është një mangësi tek ndërkombëtarët që një shtet nuk ka mundësi të ketë udhëheqës me një ushtrues detyre, 1 vit e gjysmë, dy ose tri për qëllime më shumë pushtetare se sa për interes të shtetit”, deklaroi ai.
Sipas tij, nëse do të kishte interes shtetëror, problemi do të zgjidhej menjëherë.
Shala shtoi se Kushtetuta e Kosovës, ndonëse moderne, nuk ka parashikuar situata kur në pushtet vijnë njerëz bllokues ku e përmendi Albin Kurtin i cili sipas tij, pengon themelimin e institucioneve shtetërore.
“Sikur të kishte interesa shtetërore kjo menjëherë do të zgjidhej ky problem. Kushtetutën e kemi më moderne, këtu kemi njerëz bllokues. Kushtetuta jonë nuk ka paraparë mundësinë që njerëz bllokues do të vinë në pushtet. Nuk e kanë paraparë që do të vie në pushtet Albin Kurti dhe kundër themelimit të institucioneve shtetërore, kjo është esenca e problemit. Këtë kushtetuta nuk e ka parë”, u shpreh Shala./RTV21/21Media
Shala: Nëse LVV bën “hajgare”, edhe opozita duhet të bëj
Juristi, Hasan Shala në emisionin “Click” të RTV21 tha se se partia në pushtet ka obligim të themelojë institucionet dhe të udhëheqë shtetin me përgjegjësi.
“Ka për obligim të themeloj institucionet dhe udhëheqjen e shtetit. Ky duhet të kërkoj ndihmë prej opozitës. Kur ta bie emrin, ‘s’më pëlqen ky ‘, e jo t’iu inponohet me emra, me bërë ky hajgare me këta. Nëse bën ky “hajgare” me këta, atëherë duhet opozita të bëj “hajgare” me të. Me lujtë lojën e dreqit, pse pe luan ky lojën e dreqit. Ky nuk është i interesuar me udhëheq shtetin me përgjegjësi, është mësuar që 1 vit e gjysmë, edhe dy vjet do ta udhëheq shtetin pa përgjegjësi” tha ai./RTV21/21Media
Shala: Opozita po bie në kurth të LVV-së, nuk duhet të propozojë kandidatë
Juristi, Hasan Shala në emisionin “Click” të RTV21 ka deklaruar se temat që, sipas tij, i imponon Lëvizja Vetëvendosje opozitës po e vendosin në kurth.
“Të gjitha temat të cilat ia inponon LVV apo Albini opozitës këta po bien në kurth. Opozita po hynë në kurtha të tij, e njëjta gjë është edhe tani, kur ai i thotë më jep 1,2,3,4 kandidatë. Opozita në këtë rast nuk duhet me dhënë kandidatë”, tha ai./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?