Kaloni te përmbajtja kryesore

Shala: Ka policë që marrin pagë për patrullë, por punojnë në zyrë prej 15 vitesh

(Lajm i përditësuar)

Shala: Ka policë që marrin pagë për patrullë, por punojnë në zyrë prej 15 vitesh

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, në “Click” të RTV21, ka ngritur shqetësimin për shpërndarjen dhe funksionalizimin e trupës policore në Kosovë.

“Rreth 10 mijë pjesëtarë të Policisë në Kosovë, nga këta, pjesa vitale nuk e kemi në patrullë,” tha Shala.

Ai shtoi se një numër i konsiderueshëm i policëve punojnë në zyra prej më shumë se një dekade, duke mos kryer detyra policore aktive.

“Ne kemi policë që kryejnë punë administrative, ndërsa figurojnë si policë. Janë në zyrë tash 10–15 vjet, marrin pagë policore, por nuk kryejnë punë policore,” theksoi ai.


Shala: Teknika e përdorur në rastin tragjik është pjesë e trajnimeve bazë

Drizan Shala, njohës i çështjeve të sigurisë, në ”Click” të RTV21 komentoi rastin e 27-vjeçarit që humbi jetën në duart e policisë në orët e para të së hënës.

Shala theksoi se policët janë detyruar të veprojnë brenda sekondash dhe përdorën një teknikë standarde të trajnimeve bazike.

”Kanë shpresu që me numër të madh të policëve të futet situata në kontroll, por që ky rast përfundoi me vdekje është për fatkeqësi, por është një teknik që përdoret në çdo instancë të trajnimeve bazike për zyrtarët policorë”, tha Shala.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button