Sërish protestë në Graçanicë, gjilanasit duhet të qarkullojnë në rrugët alternative

Policia e Kosovës ka njoftuar se me qëllim të mbarëvajtjes së protestës së paralajmëruar që do të mbahet sot në Graçanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graçanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës.
“Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta të shfrytëzojnë rrugët alternative”, thuhet në njoftimin e policisë.
Protestat në Graçanicë kanë vazhduar tash e disa ditë, pas arrestimit të një banori serb aty, i cili dyshohet se ka kryer krime lufte. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?