Kaloni te përmbajtja kryesore

Serbi gjobitet me 500 euro për ngasje në gjendje të dehur në Gjilan

Policia e Kosovës në Gjilan ka gjobitur me 500 euro ngasësin me inicialet I.V. (49),  komunitet serb, gjatë kontrollit në trafik në aksin rrugor Gjilan-Ferizaj.

Të njëjtit pasi i është bërë matja me alkool test, ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 1.52 promilë.

Këtij kundërvajtësi i janë marrë edhe tri pikë negative dhe është vendosur masa mbrojtëse e heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej një viti.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan inkurajon qytetarët që të gjitha kundërvajtjet t’i raportojnë në stacionin më të afërm policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, e-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë 192; 038 508 07001. Të dhënat e tyre do të ruhen ne konfidencialitet të plotë

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button