Sekuestrohet mariuhanë dhe kokainë, shoqërohen në stacion policor nëntë persona

Gjatë 24 orëve të fundit nga njësite policore të stacioneve të Rajonit të Prishtinës, në raste dhe lokacione të ndryshme, janë shoqëruar 9 persona të dyshuar, të cilëve u është gjetë dhe sekuestruar sasi të substancave narkotike që dyshohet të jenë të llojeve mariuhanë dhe kokainë.
Sipas policisë, pas intervistimit të personave të dyshuar, ndaj tyre janë iniciuar raste për posedim i paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?