Kaloni te përmbajtja kryesore

​Sekuestrohen pesë AK-47 dhe tri armë tjera në Podujevë, po “niseshin” për Gjermani

Shtatë armë të gjata, një pistoletë, nëntë karikatorë dhe 144 fishekë janë sekuestruar nga policia gjatë një bastisje në një depo, në Podujevë, të martën.

Krejt ky arsenal, ku përfshiheshin pesë AK-47, një armë e gjatë M12, një tjetër me prodhues të panjohur dhe revolja Glock janë gjetur në dy valixhe.

Policia ia doli t’i konfiskojë armët pasi paraprakisht siguroi informata se tre persona po bënin plane t’i transportojnë ato drejt Shtutgartit në Gjermani.

Këta të dyshuar ndodhet në kërkim. Policia nuk i kishte gjetur kur ua bastisi shtëpitë e tyre

Rasti që po hetohet nga organet kompetente është iniciuar si “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button