Kaloni te përmbajtja kryesore

Sekretari gjerman i Mbrojtjes vlerëson lart përkushtimin dhe profesionalizmin e KFOR-it

Jan Stoss, sekretar i Ministrisë së Mbrojtjes në Gjermanisë, ka realizuar sot një vizitë në Kosovë ku ka takuar ushtarët gjermanë që veprojnë në kuadër të misionit të KFOR-it.

Fillimisht Stoss është pritur nga i Ngarkuari me Punë, Christian Böttcher, ku pastaj ai vizitoi Kampin Film City, ku u prit nga Koloneli Müller, Komandanti i kontingjentit gjerman.

Sipas njoftimit, gjatë vizitës aty, sekretari i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, shprehu mirënjohjen e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e burrave dhe grave që shërbejnë në KFOR, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Dr. Stö shprehu mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin e burrave dhe grave që shërbejnë në KFOR”, thuhet në njoftimin e Ambasadës gjermane.

Në fund thuhet se Gjermania mbetet e përkushtuar për të mbështetur stabilitetin dhe paqen në rajon”, thuhet në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button