Në mungesë të kuorumit shtyhet seanca

(Lajm i përditësuar)
Pas dështimit të votimit të pikave të parapara për sot, seanca është mbyllur nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, i cili ka thënë se nuk po sheh vullnet prej 3 deputetëve të shumicës për të votuar.
“Kështu që s’ka kuorum për të vazhduar”, ka thënë Konjufca.
Opozita kundërshton emërimin e anëtarëve të rinj të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore
Emërimin e shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore e kundërshtuan sot partitë opozitare në Kuvend. Anëtarët e propozuar për këtë këshill janë Artan Krasniqi, Fahri Sheqiri, Besarta Reçica, Enis Salla, Zanita Halimi, Arianit Buçinca dhe Sllaxhana Boshkoviq.
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumosh, ka thënë se janë zgjedhur militantë partiakë dhe se procesi duhet të kthehet në pikën zero. Ka shtuar se Komisioni për Arsim pavarësisht se ka pranuar ankesa nga kandidatët, ato nuk janë shqyrtuar.
Deputeti tjetër i kësaj partie, Armend Zemaj, ka thënë se është i papranueshëm miratimi i këtyre emrave.
E, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur se grupi i tij parlamentar nuk do të marrë pjesë në votim.
“Nuk mundet as profesori Gola e askush prej deputetëve ta ndalë procesin e ankimimit kur i është bërë e padrejtë kandidatëve. Ne nuk do të marrim pjesë në këtë proces votimi”.
Ndërkaq, deputeti i Vetëvendosjes, Ardian Gola, është shprehur se është mirë t’u jepet shansi disa të rinjve.
Seanca e sotme në Kuvend, pritet të votohen tri marrëveshje ndërkombëtare
Nga ora 10:00 Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë vazhdimin e senacës plenare.
Sipas njoftimit, në rendin e ditës është paraparë votimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
5. Emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,
6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
7. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-313 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore,
8. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-314 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale,
9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
10. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë,
11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë të Republikës së Kosovës,
12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-275 për rrugët,
13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-290 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,
14. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
15. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-306 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-132 për automjete,
17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-311 për menaxhimin e resurseve ujore,
18. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028,
19. Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,
20. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
21. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
22. Shqyrtimi Projekt-Rezolutës për tërheqjen e tri (3) projektligjeve nga shqyrtimi në Kuvend,
23. Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për arratisjen e personave të dënuar – degradimi i institucioneve të sigurisë,
24. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-090 për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.06/L-116,
25. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për vlerësimin e punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022,
26. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2022,
27. Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,
28. Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?