Kaloni te përmbajtja kryesore

Scholz – Kurtit: Duhen hapa konkret drejt themelimit të Asociacionit në kuadër të anëtarësimit në KiE

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka dhënë detaje rreth bisedës telefonike që e ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Scholz ka theksuar mbështetjen e Qeverisë Federale për integrimin evropian të Kosovës dhe i rikujtoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Në njoftimin e Kancelarisë gjermane, thuhet se Scholz përshëndeti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit.

Ai poashtu nënvizoi rëndësinë e hapave konkret drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nga autoritetet e Kosovës, edhe në kuadër të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button