Kaloni te përmbajtja kryesore

Sandulloviqi dyshon se e bija ishte shënjestër e një atentati në Serbi

Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, me anë të një postimi në platformën X ka deklaruar se pasi vetë atë e rrëmbyen dhe pas tentativës për vrasje, tashmë e bija e tij ishte shënjestra e një atentati në Serbi.

“Ata hynë në makinën e saj dhe i hodhën sheqer në rezervuar, i cili bllokoi plotësisht motorin teksa ajo po e drejtonte dhe për pak sa nuk u shkaktua një shpërthim. Vetëm me qetësinë e saj arriti të shmangte aksidentin gjatë vozitjes dhe ndaloi në mënyrë të sigurt makinën”, shkroi Sandulloviq.

Tutje ai vë në dyshim këtë akt, duke shtuar se makina ndodhet aktualisht në një qendër servisi të autorizuar, ku motori është çmontuar plotësisht për të përcaktuar nëse sheqeri është hedhur në rezervuar.

Shkak për këtë dyshohet se ishte vizita e tij në Prekaz te varret e të vrarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button