Kaloni te përmbajtja kryesore

​Sadiku ndalet në çerekfinale të turneut ndërkombëtar të boksit në Bullgari

Boksierja jonë, Donjeta Sadiku është ndalur në fazën e çerekfinales së turneut ndërkombëtar të boksit “Strandja”.

Në turneun që po zhvillohet në Bullgari, Sadiku humbi në meçin e dytë.

Në kuadër të kategorisë deri në 60 kilogramë, Donjeta në çerekfinale u mposht nga boksierja nga Tajlanda, Somnuek Thananya.

Donjeta Sadiku u mposht me rezultat 3:2.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button