“Sa shumë dhemb ky lajm”, Elvana Gjata për Shpatin: Artistët nuk ikin kurrë

Lajmi për ndarjen e papritur nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi ka tronditur sot publikun dhe të gjithë ata që e kanë dashur e mbështetur. Mes shumë reagimeve, edhe artistja Elvana Gjata ka shprehur dhimbjen e saj.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo e përshkroi Shpatin si një njeri me buzëqeshje të përhershme dhe energji të ndritshme, duke theksuar se figurat artistike nuk zhduken kurrë.
“Sa shumë rëndon ky lajm… i buzëqeshur, i thjeshtë, plot dritë. Artistët nuk vdesin kurrë. U prehsh në paqe, Shpat. Zoti i dhëntë forcë familjes,” ka shkruar ajo./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?