Kaloni te përmbajtja kryesore

Rusia pretendon se kontrollon 97% të rajonit të Luhanskut

Forcat ruse tani kontrollojnë pothuajse të gjithë rajonin lindor të Ukrainës, tha ministri rus i mbrojtjes.

“97% e rajonit të Luhanskut është “çliruar”, tha Sergei Shoigu në një takim të ministrisë së mbrojtjes, të transmetuar në TV shtetëror.

Shoigu pretendon se zonat e banuara të qytetit të Severodonetsk janë në duart e Moskës dhe po bëhen përpjekje të mëtejshme për të fituar zona industriale.

BBC raporton se nuk ishte në gjendje të verifikojë pretendimet. Ka pasur rrëfime kontradiktore se cila ushtri kontrollon cilin territor, derisa betejat për qytetin vazhdojnë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button