Rubin tregon se si e njohu Thaçin: Albright donte që unë ta njihja, ta bëja shok e mik diplomatik dhe ashtu bëra

James Rubin, ish-Nënsekretar i Shtetit, ka nisur dëshminë në Gjykatën Speciale si i ftuar i mbrojtjes për të dëshmuar në çështjen Thaçi dhe të tjerët.
I pyetur nga Mbrojtja e Hashim Thaçit, se si erdhi ta njohë Hashim Thaçin në rend të parë dhe si është zhvilluar marrëdhënie mes tyre, ai tha se i’u kërkua nga vetë Madeleine Albright që të bëhej i afërm me Hashim Thaçin që ta njihte nga afër.
“Më kujtohet takimi i parë, i regjistruar ky në kabllogram. Më kujtohet që ai më njohu menjëherë, përmes televizionit sepse unë isha zëdhënës i DASh, dhe dilja në televizor. Dhe zonja Albright e vërejti këtë gjë që ai më njohu, ajo ishte shumë e zonja në marrëdhëniet njerëzore, dhe më tha menjëherë bisedo dhe njihu me të sepse unë se njihja, askush se njihte në fakt në qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Njihu me të, më tha, dhe kështu bëra. Për ato 2 javë qëndrova me të, hamë bashkë, e pinim ndonjë cigare, ecnim bashkë, dhe unë përpiqesha ta njihja.
Albright mendonte se ishte e dobishme, dhe unë i njihja përpjekjet e saj më mirë se dikush tjetër, dhe ja donte që unë ta njihja atë, që të bëhesha koleg, mik e shok diplomatik”, tha Rubin. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?