Kaloni te përmbajtja kryesore

Rubin: Gjyqtarët e Speciales ishin të anshëm, dukej sikur tashmë kishin vendosur kundër Thaçit

Ish-ndihmëssekretari amerikan, James Rubin, ka kritikuar Gjykatën Speciale për anshmëri në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë ka thënë se e vuri re gjatë dëshmisë që ai dha para trupit gjykues në Hagë si dëshmitar i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.

Rubin ka theksuar se kjo gjykatë  po funksionon në kundërshtim me atë që ai e ka parë si parim të tribunaleve për krime lufte.

“Ky gjyq po fajëson liderët e UÇK-së për gjërat që ndodhën dhe mbi të cilat ata nuk i kishin nën kontroll… Ishte e qartë se Thaçi si një djalë i ri në atë kohë, nuk kishte kontroll mbi asgjë. Dëshmova për tre ditë, por më duhet të them se gjyqtarët, për habinë time, më parashtronin pyetje që dukeshin jashtëzakonisht të anshme. Nuk dukeshin si pyetje që kishin të bënin me gjetje faktike. Prokurorët duhet ta ndërtojnë rastin, mbrojtja paraqet argumentet, gjyqtarët supozohet të mbledhin provat që të ulen dhe të marrin vendimin, por nga pyetjet që mora nga disa gjyqtarë kisha ndjenjën se ata tashmë vetëm kishin vendosur se UÇK-ja ishte një organizatë që funksiononte në mënyrë perfekte dhe që Hashim Thaçi ishte në krye të saj, gjë që nuk është e vërtetë”, ka thënë Rubin në një intervistë me gazetaren e njohur, Christiane Amanpour.

Rubin ka theksuar se Gjykata Speciale do të duhej t’i lironte ish-krerët e UÇK-së pasi, sipas tij, ata nuk kishin përgjegjësi, aftësi e as kapacitet mbi krime të luftës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button