Kaloni te përmbajtja kryesore

Rruga Prishtinë – Podujevë, Aliu: Punimet po vijojnë me intesitet të shtuar

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se punimet për ndërtimin e aksit rrugor Prishtinë-Podujevë, po vazhdojnë me intesitet të shtuar.

Sipas tij për shkak të rritjes së fluksit të qarkullimit të automjeteve, punimet po vazhdojnë me intensitet të shtuar për të lehtësuar qarkullimin.

“Po avancojnë punimet në një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në vend.
Tani që është rritur fluksi i qarkullimit të automjeteve në sezonën e verës, punimet për ndërtimin e aksit rrugor Prishtinë-Podujevë, po vijojnë me intensitet të shtuar, për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve e për të rritur sigurinë rrugore”, shkroi Aliu në Facebook./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button