Kaloni te përmbajtja kryesore

​Rruga euroatlantike e Kosovës, Osmani takoi zyrtarin e lartë të NATO-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të Aleancës Veri-atlantike Boris Ruge.

Në takim u bisedua për rrugën e Kosovës drejt forcimit të sigurisë dhe së ardhmes së saj euroatlantike.

“Me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Boris Ruge, diskutimet u fokusuan në rrugën e Kosovës përpara, veçanërisht në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe së ardhmes sonë euroatlantike”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani ndodhet për vizitë në Halifax të Kanadasë, ku po mbahet Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button