Kaloni te përmbajtja kryesore

Rrokulliset një veturë në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka të lënduar

Një person është lënduar sot pasi është rrokullisur me veturë në rrugën Prishtinë – Gjilan.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Rreth orës 09:45 është raportuar për një vetaksident trafiku në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan. Si pasojë një automjet ka përfunduar i rrukullisur. Përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta trupore ka pësuar një person.
Personi i lënduar, është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Spitalin Rajonal të Gjilanit”, ka thënë ai.

Osmani theksoi se hetuesit policorë të aksidenteve nga Njësia e Trafikut Rajonal, iu kanë përgjigj rastit duke filluar hetimet në sqarimin e të gjitha rrethanave të këtij rasti./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button